Çka është religjioni? A duhet publikuar kur bëhet konvertimi – Flet sociologu Jeton Brajshori

Jeton Brajshori, drejtor i Institutit për Tolerancë dhe Mendim Kritik – KRITIKOS, në emisionin “Radar” trajton rrezikun që i kanoset shoqërisë kosovare nga rrymat dhe levizjet ekstremiste, të cilat shkaktojnë fragmentarizim dhe polarizim të shoqërisë sonë.

Secili individ ka të drejtë të vendosë se cilit religjion dëshiron t’i përket, por kjo duhet të bëhet pa imponime, pa megalomani dhe pompozitet!

Feja islame në Kosovë, si më e madhja, ka jetuar në harmoni me fetë tjera. Dy figurat më eminente të pajtimit të gjaqeve kanë qenë Anton Çeta dhe hoxhë Idriz Kakruki. Sot dy ekstreme synojnë ta rrënojnë këtë harmoni me doktrina të ndryshme dhe synohet fragmentarizimi i shoqërisë! Njëra duke ofenduar figurat kombëtare, ndërsa tjetra duke i përdorur ato për qëllime fetare. Feja nuk ta përcakton patriotizmin, mundesh me qenë shqiptarë i mirë edhe nëse je ateist! Ne duhet të jemi të menqur dhe të matur për të mos u bërë instrument i askujt.

Lëvizja për daljen nga feja islame është emërtim tendencioz, madje permban edhe elemente të mos durimit fetar që është vepër penale në kodin penal të Republikës së Kosovës, pse të mos emërtohet p.sh. Lëvizja për bashkim në katolicizëm. Gabimi tjetër është ky, duke u bazuar në dy-tre hoxhallarë me doktrina ekstremiste synohet që të sulmohet komplet islami në Kosovë.

Përqarja në mes vete më së shumti i konvenon armiqve tanë. Keni kujdes dhe mos u shndërroni në instrument të askujt!