RRETH NESH

Instituti për Tolerancë dhe Mendim Kritik “Kritikos” është i përkushtuar në luftimin e tendencave ekstremiste dhe në promovimin e mendimit kritik në shoqërinë kosovare.

Përmes edukimit dhe dialogut, ne sfidojmë indoktrinimin dhe forcojmë vlerat e tolerancës, duke ndihmuar individët të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe të angazhohen në shoqëri me mendje të hapur.

Fushëveprimi

Programe Edukative dhe Trajnuese – që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e tolerancës, respektit për ndryshimet kulturore, dhe kritikës së mendimit për të rritur vetëdijen shoqërore;

Hulumtime dhe Analiza –  Hulumtime dhe analiza të situatës së tolerancës dhe ekstremizmit në Kosovë, për të identifikuar trendet aktuale dhe për të hartuar politika dhe masa për të adresuar sfidat;

Promovimi i Dialogut dhe Bashkëpunimit – Organizimi i aktiviteteve dhe takimeve që inkurajojnë dialogun ndërkulturor dhe ndërfetar, duke nxitur bashkëpunim dhe mirëkuptim mes komuniteteve të ndryshme në Kosovë;

Ndërgjegjësim dhe Fushata Publike – Fushata që synojnë të ulin nivelin e përçarjeve dhe ndjekin qëllimin e promovimit të tolerancës dhe respektit ndaj diversiteteve;

Përkrahje për Iniciativat Lokale – Mbështjetja e iniciativave dhe projekteve lokale që promovojnë tolerancën dhe kundërshtojnë ekstremizmin.

Bordi

Jeton Brajshori – Kryesues

Halil Morina – Anëtar

Isa Ulluri – Anëtar